Categories Lajme

5 të arrestuar në Tiranë, për vepra të ndryshme penale

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Një 31-vjeçar u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një sasi kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Një 22-vjeçar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake të banesës së tyre. Në banesë u gjetën disa armë të ftohta (thika)që i posedonte 22-vjeçari.

Një tjetër i ri, 24 vjeç, u ndalua pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një shtetasi të mitur. Një 37 vjeçar është arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur duke u përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar drejtuesja dhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjetin e parkuar. Ndërsa në 27-vjeçare u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin G. I., 31 vjeç, banues në Francë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. I., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake të banesës së tyre. Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën disa armë të ftohta (thika) që i posedonte 22-vjeçari, i cili gjatë shoqërimit në komisariarit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin K. P., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një shtetasi të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– G. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. N. dhe më pas me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasja K. N. dhe dy pasagjeret që ndodheshin në automjetin e saj;

– Xh. M., 27 vjeçe, banuese në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME