Categories Lajme

E ndjekin me motor, qëllohet politikani

Një politikan është qëlluar për vdekje në makinën e tij, pasi u ndoq disa kohë nga sulmuesit.

Politikani pakistanez Syed Ali Raza Abidi është qëlluar për vdekje në makinë. Ai ishte vënë në shënjestër nga sulmuesit jashtë shtëpisë së tij Karachi.

46-vjeçari udhëhoqi partinë laike Muttahida Qaumi Movement-Pakistan (MQM-P), por dha dorëheqje nga partia në shtator për “arsye personale”.

Dy persona të armatosur me motor, e kanë ndjekur deri në shtëpi dhe kanë qëlluar mbi makinën e Abidit. Atentatorët u larguan nga vendgjarja, ndërsa Abidi më vonë vdiq në spital.

Një zëdhënësi i policisë së Karachi është shprehur për Dawn.com: “Është e vështirë të thuhet motivi i sulmit. Nëse është çështje personale, politike apo fetare. Po hetohet nga të gjitha këndet“.

Presidenti Arif Alvi dënoi vrasjen e mikut të tij në një postim në Twitter.

Abidi u zgjodh në Asamblenë Kombëtare të vendit në vitin 2013. Por dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar për tu bashkuar me partinë MQM-P, rivale e partisë PSP. Ndërsa dy anëtarë të Partisë Pak Sarzameen (PSP) u vranë të dielën në Karachi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME