Categories Lajme

“E njoha si zotëri”, avokati i njohur del kundër rrymës: Falë doktor Edvinin babai im vrapon sërish, të duam familjarisht!

Në një kohë kur Gjykata e Posaçme vlerësoi pozitivisht kërkesën e SPAK për burgosjen e mjekut Edvin Prifti, të cilit iu gjetën një sasi parash, nuk kanë munguar reagimet e forta në rrjet pro tij, me pacientë apo të afërm, që tregojnë eksperiencën e familjarëve të tyre, jeta te të cilëve ka qenë në duart e kardiologut.

Një prej postimeve që është bërë dhe më së shumti viral është ai i avokatit Adriatik Lapaj, i cili shprehet se falë kardiologut Prifti, i ati i tij është në gjendje jo vetëm të jetojë, por edhe të vrapojë sërish.

“Falë doktor Edvin Priftit babai im sërish vrapon dhe jeton sikur të mos ishte sëmurë kurrë. Doktori me duart e veta të arta e la pranë familjes tonë. E njoha në këto kushte doktorin.

E njoha si zotëri. Mirënjohjen ma ka kultivuar babai. Të jam mirënjohës i dashur Edvin. Unë nuk i futem fare problemit që lindi. Unë jam me ty sepse duart e tua shpëtuan jetën e tim ati. Ti nuk më kërkove asgjë.

Të duam familjarisht doktor! P.s ky status është konsideratë personale ndaj doktorit. Mardhënien me drejtësinë ai e ka personale. Njerëzisht ne e duam dhe unë i’a shpreha publikisht në këto ditë të vështira për të”, shkruan Lapaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Gjykata e Posaçme në një vendim të marrë mes polemikash, la dje në burg kardiologun Edvin Prifti, të cilit iu gjet një shumë e madhe parash cash, për të cilat vetë mjeku dhe avokati i tij pretendonin se ishin të ligjshme. B urgosjen e mjekut e parapriu një deklaratë e Ramës, i cili e shpalli ar restimin ende pa dhënë verdiktin e saj GJKKO.

Prifti doli në skenë në sajë të përgjimeve për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila dyshohet se liron të dënuar nga burgu kundrejt marrjes së shumave të mëdha të parave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME