Categories Sport

Dy beteja titanësh, e gjithë Superiorja në fushë të mërkurën

Të mërkurën e ardhshme është programuar të luhet java e 20-të e Kategorisë Superiore. Të gjitha ndeshjet do të luhen në një ditë, teksa ora 13:00 do të startojë katër ndeshje.

Tirana-Teuta është një nga sfidat më të forta të javës së ardhshme. Bardheblutë vijnë nga një humbje e dhimbshme me Kukësin dhe një reagim në “Selman Stermasi” është më shumë se nevojë.

Po në 13:00 nis edhe Laçi-Kastrioti. Kurbinasit shkojnë me moralin e mirë të fitores në Ballsh, ndërsa Kastriotit i duhet të reagojë pas humbjes me Partizanin dje.

Vllaznia do të udhëtojë në Korçë për t’u përballur me Skënderbeun. Shkodranët kanë mundësi të artë të shtojnë pikët në llogari, duke përfituar nga momenti “jo” i korçarëve.

Apolonia-Bylis, një duel mes skuadrave të fundit të tabelës është sfida e katërt e orës 13:00. Një tjetër supersfidë e javës së 20-të është ajo mes Kukësit dhe Partizanit në “Elbasan Arena”. Kjo ndeshje ndryshe nga të tjerat, starton në orën 16:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME