Categories Lajme

‘E njohin të gjithë në rrethin e Vlorës’, flasin vëllezërit e shefit të Policisë

Dëshmia e dy vëllezërve të shefit të policisë të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani, të cilit i dogjën mjetin gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ata shprehen se vëllai i tyre nuk ka pasur asnjë problem gjatë kryerjes së detyrës së tij, dhe e njohin të gjithë në rrethin e Vlorës për një person të rregullt dhe pa probleme.

“Vëllai jonë në të gjithë karrierën e tij, mund të pyesni të gjithë rrethin e Vlorës se na çfarë pozicioni ka qendruar. Gjithmonë ka kryer detyrën e shtetit, ka marrë lavdërime gjithmonë, nuk dimë që të ketë pasur kërcënime as nga ana e të burgosurve. Grupe të caktuara gjithmonë dhunojnë rrobën e shtetit. Pikëpamja jonë është që rrobën e shtetit e dhunojnë, vetëm për shkak të detyrës. Që kur ka filluar sistemi edhe sot, ka kalua gjithë ky tranzicion vëllai jonë është shembull. Nuk e dimë ku ndodhet tani, ka shkuar në punë”, janë shprehur vëllezërit e Feim Alisinanit.

Siç shihet edhe nga pamjet që transmetoi më herët Vlora News, ngjarja e cila ka ndodhur në lagjen Hajro Cakerri në Vlorë, duket që të ketë qenë e menduar në detaje, nga ana e autorëve, të cilët shihen në video, duke kryer të gjitha veprimet në më pak se dy minuta.

Njëri prej tyre i afrohet fillimisht makinës dhe sheh situatën përreth, thyen xhamat dhe më pas pret mbërritjen e shokut të tij. Sapo bëhen bashkë ata hedhi lëndë djegëse brenda mjetit, ndërkohë që menjëherë pas ndezjes makina shpërthen në flakë. Siç duket edhe në video, dy të rinjtë ja mbathin me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që të dy kanë vendosur kapuç, ç’ka mund ta bëjë të vështirë identifikimin e tyre nga ana e Policisë.

Mjeti i Alisinanit tip “Nissan Micra”, është djegur plotësisht, ndërkohë që hetimet janë përqendruar në pistën e djegies së makinës për shkak të detyrës që shefi i Policisë së Paraburgimit ka mbajtur. Ndërkohë që Policia e Vlorës derimë tani nuk ka dhënë detaje nëse ka rënë apo jo në gjurmët e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME