Categories Lajme

E pabesueshme! Kjo grua vuan nga një sëmundje e rrallë, nuk dëgjon burrat kur flasin

Një grua në Kinë është duke çuditur botën pasi ka një lloj sëmundje të rrallë dëgjimi që e bën atë të paaftë për të dëgjuar burrat.

Sipas “Daily Mail”, pacientja e  identifikuar vetëm si zonja Chen, u zgjua një mëngjes dhe nuk mundi të dëgjonte të dashurin e saj të flasë.

Chen shkoi menjëherë në spitalin Qianpu ku u pa nga një specialiste e veshit, hundës dhe fytit. Dr. Lin Xiaoqing, e cila trajtoi Chen dhe  u tha gazetarëve: “Ajo më dëgjoi kur unë i fola, por kur një pacient mashkull u fut në dhomë ajo nuk mundi ta dëgjonte fare”.

Një natë më parë Chen kishte të përziera dhe ndjente zhurmë kumbuese  në veshët e saj.

Ajo ishte gjithashtu nën një stres të madh, duke punuar vonë dhe duke mos fjetur mjaftueshëm gjumë.

Mjekët fillimisht u habitën nga simptomat e saj, por më vonë u diagnostikua me “humbjen e dëgjimit të kundërt të pjerrësisë, në të cilën ajo mund të dëgjonte vetëm frekuenca të larta”.

Sipas “Daily Mail”  thuhet se kjo gjendja ndikon vetëm një në  rreth 13,000 pacientë me probleme dëgjimi. Është gjithashtu mjaft e vështirë për t’u diagnostikuar.

Dr. Xiaoqing beson se lodhja dhe stresi mund të kenë ndikuar në humbjen e dëgjimit të Chen, por pritet që ajo ta rifitojë shumë shpejt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME