Categories Kuriozitete

E pabesueshme, por në Spanjë lotaria ka arritur në 2.38 miliardë euro

“El Gordo” është lotaria më e pasur në botë. Plot 2.38 miliardë euro do të shpërndahen për fituesit. Kjo lotari organizohet në Spanjë dhe hidhet çdo fundvit. Për vitin 2019, bileta më me fat është ajo me numrat 26590. Siç përcjell Shqip, hedhja e lotarisë u transmetua live në televizion mëngjesin e së dielës. Shifra më e madhe fituese është 400 mijë euro. Por ka edhe shumë çmime të tjera më të vogla, përveç çmimit të lartë. Struktura e kësaj lotarie është e organizuar në mënyrë që të ketë sa më shumë fitues. Në total janë 100 mijë bileta lotarie që dalin në shitje. Këto bileta ndahen në 170 kategori të ndryshme. Një biletë kushton deri në 200 euro, por rregullorja e lejon që mund ta blejnë disa persona. Nëse rezulton fituese, atëherë çmimi ndahet dhe kështu përfitojnë të gjithë. Kjo lotari e njohur si “El Gordo” organizohet nga shteti dhe mbështetet nga disa grupe bamirësie. “El Gordo” është një traditë 200-vjeçare në Spanjë dhe është lotaria më e pasur në botë përsa i përket shumës së parave në total, dhe jo biletës fituese pasi ndahen disa çmime të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME