Categories Lajme

Lehtësitë tatimore për rastet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit për lehtësitë fiskale që ofrohen përmes ndryshimeve me anë të Akteve Normative në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Në Ligjin për Tatimin mbi të ardhurat:

Me anë të Aktit Normativ Nr.5, datë 30.11.2019, “Për një shtesë në Ligjin Nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, në nenin 21 “Shpenzime të panjohura”, është shtuar gërma p, me përmbajtje:

“Donacionet në mjete monetare mbi nivelin 5% të fitimit para tatimit, të bëra për rastet e shpalljes së “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” brenda afatit të përcaktuar dhe të transferuara në llogaritë e thesarit. Në rastet kur donacionet për shkak të shpalljes së “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” janë në formën e pasurive të paluajtshme, vlerësimi i kontributit deri në nivelin 5%, në raport me fitimin para tatimit, llogaritet sipas procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Me anë të kësaj shtese, donacionet me mjete monetare dhe në formën e pasurive të paluajtëshme, të bëra nga tatimpagues të ndryshëm dhe që kryhen brenda periudhës së “Gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, të cilat janë deri në nivelin 5% të fitimit para tatimit, do të konsiderohen si shpenzime të zbritshme. Donacione të tilla për këtë qëllim, mbi këtë normë, do të konsiderohen shpenzime të panjohura.

Lidhur me vlerësimin për donacionet në formën e pasurive të paluajtëshme, procedura e detajuar do të trajtohet në VKM-në që do të miratohet për këtë qëllim.

Në Ligjin për Tatimin mbi vlerën e shtuar:

Me anë të Aktit Normativ Nr. 4, datë 30.11.2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 92/2014, datë 24.07.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e shqipërisë”, të ndryshuar”, me qëllim përjashtimin nga TVSH-ja në import, bëhen këto ndryshime.

Në fund të pikës 21 të nenit 56 “Përjashtime të veçanta në import”, është shtuar paragrafi, “… përjashtuar materialet dhe pajisjet e importuara për këtë qëllim nga organe shtetërore për rastet e shpalljes së “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” brenda afatit të përcaktuar”. Me anë të këtij përcaktimi, përjashtohen nga TVSH-ja në import, materialet dhe pajisjet e importuara nga organet shtetërore, me qëllim të rindërtimit të zonave të prekura nga fatkeqësitë natyrore apo luftërat.

Po ashtu, janë të përjashtuara nga TVSH-ja në import, mallrat dhe pajisjet për qëllime ushtarake dhe që përdoren si armë, municion apo bazë materiale luftarake dhe të cilat janë projektuar, zhvilluar, prodhuar, montuar apo modifikuar për përdorim ushtarak, që importohen në emër të Ministrisë së Mbrojtjes./a.gjonaj/j.p/ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME