Categories Showbiz

E papritur! “Vëllai i Madh” vendos të shtyjë “Big Brother-in”, zbulohet data ku është programuar nata finale

Reality Show “Big Brother Vip Albania” ka hyrë në një fazë të nxehtë të lojës. Teksa gongu drejt fundit po afron, “Vëllai i Madh” ka marrë një vendim të ri.

Më 1 janar, që do të jetë edhe nata “prime” e radhës, banorët do të vendosen përballë një zgjedhjeje të vështirë. Atyre do t’u komunikohet se “Big Brother” do të shtyhet deri më datë 18 shkurt. Por a do të pranojnë banorët këtë vendim të “Vëllait të Madh”?! Kjo është pyetja që është postuar në rrjetin zyrtar të emisionit në rrjete sociale.

Nuk dihet nëse ky vendim është marrë përfundimisht, ose është një rreng që po i bëhet banorëve. Ndërkohë data 1 janar ka rezervuar surpriza për publikun. Fillimisht, banorët do të zhvillojnë një koncert, ku do të shpalosin vlerat e tyre më të mira artistike.

Më pas, një moment i rëndësishëm është shpallja e konkurrentit më të preferuar të publikut. Në të shumtën e rasteve ky vlerësim është ndarë mes Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt, po këtë herë kush do të jetë më i preferuari? Për këtë e shumë të tjera, do të zbulohen më 1 janar, duke nisur në orën 20:00.

“”Big Brother Vip” për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri. Me datë 1 Janar, banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje. A do pranojnë ata të vazhdojnë garën deri më datë 18 Shkurt, kur “Vëllai i Madh” ka vendosur të shtyjë finalen? Cilat do të jenë surprizat madhështore për ta?

A i mbështesin familjarët në zgjedhjen e rrugëtimit të tyre? Cili do të shpallet i preferuari i shtëpisë dhe çfarë fuqie do të ketë?”shkruhet në postimin e emisionit në rrjete sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Zgjidhen 5 finalistët e BBV3. Ata përfitojnë secili 10 mijë euro

Brother Albania VIP 3 do të ketë 5 finalistë ndërkohë që nga fundi i prime…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Amos Zaharia flet për divorcin e motrës së tij nga Princi Leka

Aktori i njohur Amos Zaharia ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ikën Buçko, vjen Robert Aliaj, sfidë e fortë mes Florjan Agalliut dhe Valer Kolnikajt pas televotimit

Robert Aliaj Dragot është fermeri më i ri V.I.P. që i bashkohet eksperimentit social, unik…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ja kë sheh fitues ish-banorja, një rrëfim i sinqertë nga Rike Roçi: Në Itali jam bullizuar…

E ftuar sot në Top Albania Radio, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Mes aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin…

Erjola Doçi pas aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Reomeon dhe pas daljes së…

LEXO ME SHUME