Categories Lajme

E pazakontë/ Gruaja me covid, prej 6 muajsh ende pozitive

Një grua në Itali vijon të reultojë pozitive me koronavirus prej 6 muajsh, një rast ky i pazakontë. Nada Cava, 49-vjeç nga qyteti Marche, është në karantinë që prej 13 marsit, ditë në të cilën rezultoi e prekur me virusin. “Unë nuk ndihem mirë dhe tani jam vërtet e zemëruar. Shpresoj që ky makth të përfundojë një herë e përgjithmonë. Tani ata do të më çojnë në spitalin Covid në Pescara dhe do të më thonë nëse jam e përshtatshme për trajtimin e plazmës hiperimune.

Shpresoja të filloja menjëherë terapinë por më bënë vetëm analiza, shpresoj të fillojnë së shpejti. Mendoj shpesh që kjo është vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe kur të zgjohem do të mbarojë, por fatkeqësisht nuk është kështu”, deklaron gruaja për mediat italiane. Ajo ka treguar se për shkak të infektimit me Covid nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e të ëmës dhe dasmën e së bijës. Ky rast ende nuk është i shpjegueshëm nga ana e mjekëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME