Categories Showbiz

E pazakontë! Lindte vetëm vajza, prindërit e nuses dëshironin ta martonin dhëndrin me tjetër që të bënte djalë

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare u bënë 3 motra Aga, Vasilika dhe Maria të cilat treguan historinë e prindërve të tyre. Ato janë 9 motra dhe pas tyre erdhi në jetë një djalë.

Kur lindi vajza e 6 prindërit e nuses shkuan tek shtëpia e dhëndrit i thanë që ne do marrim vajzën tonë dhe do të të gjejmë një nuse tjetër që të lindësh djalë, sepse tradita e veriorëve dikur ishte që duhet lindur patjetër një djalë. Babai i vajzave nuk pranoi dhe i përzeu nga shtëpia sepse ai ishte i lumtur që i kishte vajzat.

Age: Babai jonë është i vuajturnë moshën 11-vjeçare mbeti jetimi iu vra babai dhe xhaxhai. Familjen ia internuan në Tepelenë. Ka vuajtur shumë gjatë internimit në moshën më të mirë të adoleshencës, e rinisë.

Ardit Gjebrea: Kur iu ndryshua jeta babait?

Age: Në moshën 27 vjeç babai u martua me një vajzë 18 vjeç nga Fani i Mirditës  me një familje të njohur. Krijoi familjen e vetë, erdhi në jetë motra e madhë. Më pas po vinin në jetë vetëm vajza dhe babi lumturohej shumë kur i lindnin vajzat dhe mezi i priste lindjet e vajzave. Unë jam vajza e 6 dhe kur erdha në jetë erdhi gjithë fisi i mamit, ata nuk kishin ardhur të shihnin vetëm mamin, kishin dhe plane të tjera. Që të martonin babin prapë se po bënte vetëm vajza.

Ardit Gjebrea: Si i thanë babait ato të fisit të mamit?

Aga: Ne kemi vendosur vetë se vajza jonë po të bën vetëm vajza dhe tradita e Mirditës ishte sikur e donim një djalë. I thonë që ne do të të martojmë prapë, do të të gjejmë një nuse dhe vajzën tonë do ta marrim. Nuk ta lemë vajzën tonë e marrim dhe të gjejmë një tjetër që ty të të bëjë një djalë. Babi heshti, nuk fliste fare, i bëri një drekë dhe në fund dhe i tha çohuni dilni përjashta, i përzuri e i tha kjo është gruaja ime dhe këto janë 6 djemtë e mi. Babi na donte shumë dhe për vajzat gëzoheshe shumë.

Ardit Gjebrea: Ndërsa mami e vuante, donte një çun?

Age: Mami ishte ajo që e kërkonte më shumë një çun. Erdhën dhe tre motra të tjera pas meje se unë jam e 6-a, këto motrat që kam këtu. Mami nuk dorëzoheshe derisa të lindte një djalë. Mami ishte shumë besimtare në Kishë edhe babi gjithashtu. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME