Categories Lajme

E PLOTË/ Rama prezanton si paketë masash ndaj rritjes së çmimeve indeksimin e pensioneve dhe 3 mijë lekë në muaj për familjet në nevojë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të hiqet taksa e naftës sepse as çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë. Ku prezantoi planin me 7 pika nga ndihma për familjet në nevojë, rritja e pagës minimale deri tek indeksimi i pensioneve.

Edi Rama:
“Sot kemi miratuar paketën e ekonomisë sociale pa rritur energjinë për familjet dhe biznesin e vogël dhe për të kompensuar rritjen e çmimit për ushqimet e shportës. Paketa e rezistencës sociale ka 7 pika:

Pika e 1 – Do të derdhim menjëherë 3.6 miliard lekë për të indeksuar pensionet kjo masë reflektohet që në pensionin e radhës.

Pika e 2- Për 434 mijë përfitues qytetarë të këtij vendi do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimit të shportës e cila është 7% është ose 25 mijë lekë të vjetra por ne do të japim 30 mijë lekë të vjetra si kompensim. Qeveria si kompensim për çmimet e shportës, për pensionistët, invalidët, persona me aftësi të kufizuar apo të verbër apo gjithë familjet që janë në skemën e familjet të ndihmës ekonomike. Për 3 muaj do të marrin 90 mijë lekë. Këta janë ata persona që unë nuk fle as ditën dhe natën.

Pika e 3 – Mbështetje për fermerët 14 milionë dollarë, pa taksa naftë. Ju lutem atyre që dalin për të mbrojtur fermerët mësojeni mirë fermerët pa partitë e tyre e kanë naftën pa taksa, mund të rritet sa të dojë çmimi në taksat ata nuk i paguajnë. Jemi gati t’i mbulojmë gjithë fermerët janë ata që i kanë ndryshuar fytyrën bujqësisë shqiptare.

Pika e 4 – Qeveria do mbështesë qytetarët duke derdhur 500 mln lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, qoftë kur hipën në autobus brenda dhe jashtë qytetit. Këta janë ata që goditen dhe marrim në mbrojtje.

Pika e 5- Do e tërheqim dy muaj futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra. 56% e atyre që në Shqipëri jetojnë me punë, dhe paguhen me pagë, do paguajnë zero taksë mbi pagën.

Pika e 6- Do të futet paga minimale në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra

Pika e 7 – Energjia është pika më e nxehtë e frontit. Do shtojmë 200 mln dollarë financimin e mburojës të çmimit të energjisë që familjet të paguajnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Miq jemi përsëri në vështirësi, por kjo është më e keqe akoma”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME