Categories Kuriozitete

E premte, data 13 – çfarë duhet të bëni këtë ditë që vjen pas 19 vjetëve

Ja ku është sërish, data 13 dhe ditë e premte. Këtë herë i referohet edhe një fenomeni natyror të veçantë që është i lidhur ngushtë me hënën. Quhet ndryshe dhe Hëna e Korrjeve ajo që do të ndriçojë natën e 13 shtatorit – natë e veçantë jo vetëm për Hënën, por edhe me datën.

Nëse je supersticioz dhe shqetësohesh për këtë bashkim dhe historinë që fshihet pas, nuk je vetëm. Data 13 e premte, prej vitesh, që para lindjes së Krishtit, është konsideruar një prej ditëve më të pafata të vitit. Për shumë njerëz, ky është makthi më i madh që mund të ndodhë në kalendarin e një viti. Për vitin 2019, kjo është e premtja e parë me datën 13, por do të përsëritet edhe më 13 dhjetor. Megjithatë, bashkë me fenomenin natyror të Hënës së plotë, kjo e premte nuk përsëritet që nga 13 tetori i vitit 2000 dhe nuk do të përsëritet deri më 13 gusht 2049. Po çfarë simbolike ka e premtja që bie më datë 13?

Psikologët e njohin këtë fenomen dhe e kanë përkufizuar me një fjalë të vetme këtë ndjesi – paraskavedekatriaphobia (greq. fobia nga e premtja e datës 13), ose ndryshe frika nga e premtja e datës 13.

Një mundësi për të shmangur ҫdo të papritur është të rrish në shtrat gjatë gjithë ditës së premte, sipas psikologëve, ose të bësh atë që bëjnë edhe shumë njerëz të tjerë – e injorojnë supersticionin dhe bëjnë të njëjtat gjëra si zakonisht. Por 13-a ka edhe një referencë biblike të pafat. Juda, apostulli i cili tradhtoi Jezu Krishtin, supozohet të ishte mysafiri i 13-të në darkën e tij. Krishti u kryqëzua në ditën e premte.

Në shekullin e 14-të, Geoffrey Chaucer e referoi të premten si një ditë të pafat: “Një e premte me fat të keq.” Një tjetër fakt që e theksoi supersticionin e së premtes ishte edhe publikimi i romanit të Thomas W. Laëson, në 1907-ën, ditë e premte. Në roman i jepet rëndësi superticionit, por edhe panikut që krijohet në Ëall Street për të premten e datës 13.

Në numerologji, gjithashtu, 13-a është konsideruar si një numër i parregullt dhe është numri që përdorin shtrigat për mbledhjet e tyre. Në shumë vende perëndimore, ndërtesat e shmangin katin e 13-të. Po kështu, shumë shtëpi, por edhe hotele, shpesh nuk kanë numër 13. Ky është edhe rasti i Carlton në Londër, i cili nuk e ka të shënuar katin e trembëdhjetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Prill 2024

Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME