Categories Sport

E provoi në ‘lëkurën’ e tij, Dybala: covid nuk ekziston? Njëlloj si të thuash se Toka është e sheshtë

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është rikthyer të flasë rreth Covid-19. Kujtojmë se argjentinasi ishte ndër lojtarët e parë të infektuar në muajin mars, atëherë kur startoi dhe pandemia. Në një intervistë për “Vanity Fair”, ai pyetet edhe rreth jetës private si dhe për pasionin e tij për të grumbulluar fanellat e kundërshtarëve. COVID-19 – “Ata, që e mohojnë se Covidi ekziston janë pak a shumë si ata persona, që mendojnë se Toka është e sheshtë. Mos më detyroni të flas më shumë, pasi isha vetë që e përjetova diçka të tillë”, deklaron 26-vjeçari.

FANELLAT – ” Unë kam qindra të tilla. Disa nga ato janë që ne i shkëmbejmë në fund të ndeshjeve, por ka dhe nga ato që janë dhurata nga miqtë e mi të skuadrës që luajnë në kombëtare të ndryshme. Gjithashtu, ka raste që edhe unë i blej ato”. JETA PRIVATE – “Jam me fat që e njoh Orianën. Falë saj i shikoj gjërat ndryshe tashmë. Ne bëjmë shumë gjëra së bashku dhe unë jam i lumtur. Martesa? Do të shikojmë, ka kohë”, përfundon Dybala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME