Ish-spikerja e njohur e televizionit “Report Tv”, Ina Qirjo pretendon se është hequr pa të drejtë nga puna duke e lënë atë në mes të katër rrugëve në këtë periudhë pandemie. Ajo ka denoncuar “Report Tv” duke komentuar në faqen zyrtare të Kryeministrit Edi Rama në “Facebook”. Ina ka shkruar se është hequr nga puna për arsye ekonomike dhe për më tepër ajo ka shtuar se ata nuk kanë pranuar të aplikojnë për bonusin nga qeveria.
“Z. Kryeminister po ata qe kane punuar ne media (Report Tv) dhe i kane pezulluar gjoja per dy jave per arsye ekonomike si pasoje e Covid 19 , e qe jane lajmeruar me pas se duhet te firmosin kontraten per shkeputje nga puna qe ne muajin mars, si i behet? Nje gje e tille i ka ndodhur dy pjestareve te familjes time qe punonin ne kete televizion (Report tv), pra i kanr larguar nga puna! Nga ana jone i eshte kerkuar perfqesuesve te tv te bejne aplikimin dhe nuk kane pranuar!!! Ju lutem nje pergjigje nga ana juaj!”– shkruan gazetarja.
Por nuk ka munguar edhe reagimi nga televizioni në fjalë, i cili i mohon kategorikisht akuzat e ish-spikeres dhe madje thotë që do të përballen në gjyq për këto akuza. Kjo replikë e “Report Tv” ka ardhur në komentet e postimit të Kryeministrit Edi Rama.
Sipas drejtuesve të “Report Tv”, Ina Qirjo ka kërkuar leje për arsye shëndetësore, por nuk ka çuar kurrë një raport mjekësor dhe ka qenë vetë ajo që nuk është kthyer më në punë.
Komenti i plotë i televizionit:
“Report Tv eshte i hapur ti shkoje deri ne fund perballjes me denoncimin e kryer ne kete rrjet social, qofte edhe duke u perballur ne gjykate. Madje, ne sherbim te informimit, e quan te domodsoshme te sqaroje faktet dhe rrjedhen kohore te tyre, pasi ato hedhin drite mbi te verteten.
Problematika fillon ne Mars kur situata e pandemise ishte konfuze, ose me mire e pashpallur. Ne date 9 mars gazetarja ne fjale njofton se nuk do te vinte ne pune ”per arsye shendetesore” dhe kjo kerkese ju pranua pa paragjykim. Ne ditet ne vazhdim per shkak te rendesise se gjendjes se saj reale shendetesore dhe impaktit qe mund te kishte patur tek koleget, iu kerkua qe konform Kodit te Punes, te paraqiste nje raport mjekesor. Megjithese ju kerkua disa here me email dhe me telefon nga burimet njerezore dhe nga eprore, ajo u refuzua. Edhe sot e kesaj dite nuk ka paraqitur asnje raport mjekesor: thjesht ajo nuk eshte paraqitur me ne pune! Report TV priti 2 jave pa e zevendesuar pozicionin e saj. Vetem kur ajo nepermjet nje komunikimi ne ëhatsapp e ka bere te qarte qe nuk ishte te gatshme te kthehej ne pune deri ne mbarimin e pandemise duke refuzuar cdo lloj dokumenti mjekesor per te mbeshtetur kete vendim, kompania u detyrua te punesonte nje person tjeter ne pozicionin e saj. Ditet e punes se muajit mars i jane paguar nga ana jone.
Theksojme, se nderkohe karantina kishte hyre ne fuqi, media jone ne sherbim te informimit publik vazhdoi punen pa larguar asnje punonjes nga puna, duke aplikuar ne maksimum masat e reja mbrojtese me maska, doreza, disinfektues, distancim ne vendin e punes dhe pune nga shtepia (e paguar).
Ne Report Tv punonte edhe nje moter e gazetares ne fjale. Ajo ka vazhduar rregullisht marredheniet e punes deri ne daten 23 Mars. Pas kesaj date, prinderit e tyre kerkuan prane eproreve, qe kjo e fundit te mos vinte ne pune pse kishte frike: ajo refuzoi te punonte edhe nga shtepia, dhe as nuk kerkonte rroge. Kur kompania i propozoi te punonte (me rroge) duke qendruar ne shtepi, ajo dha doreheqjen. Rroga e saj eshte paguar rregullisht deri ne ditet kur ka punuar. Pretendimet e tyre per te perfituar rroge lufte (pervec rroges qe kane marre nga kompania) jo pse kompania i ka hequr nga puna, po pse ata kane refuzuar te punojne, do ishte nje abuzim nga ana jone me parate publike, dhe nje shkelje ligjore. Report TV”
Kjo nuk është hera e parë që televizioni përplaset me punonjësit e tij. Vetëm pak ditë më parë janë larguar moderatorët e programit të mëngjesit “Rreze Dielli”: Alban Musa dhe Suada Daci. Sipas televizonit Albani nuk zbatoi masat higjenike të vendosura për t’u mbrojtur nga koronavirusi, duke rrezikuar shëndetin e punonjësve të tjerë. Ndërsa moderatorja tjetër Suada Daci thuhet se është larguar pas shkeljeve të vazhdueshme profesionale.
Ndërkohë dy moderatorët nuk kanë rënë dakord me versionin e televizionit. Arsyeja sipas Albanit lidhej me konfliktet që ai kishte pasur me drejtuesit e televizionit, ndërsa sipas Suada Dacit, programi ishte kthyer në një “detyrë shtëpie” ndaj largimi ishte zgjedhja më e mirë.