Një nga qytetarët e pranishëm në protestë ka qenë i sinqertë kur është pyetur pse nga ardhur në protestën tek Ministria e Brendshme. I intervistuar nga Fax News ai tha: Kot mo, për të ngrënë fara luledielli në Tiranë si ngahera.
Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artistë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.
Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina.
