Categories Lajme

Identifikohet personi në Gramsh, ra me makinë në liqen

Eshtë identifikuar viktima e aksidentit tragjik në fshatin Shushicë të Gramshit, i cili ra me makinë në liqenin e Banjës. Abcnews.al se viktima është 57 vjeçari Gazment Hasani, i cili shkonte nga Tirana për në Gramsh pasi kishte marrë shërbimin e dializës.

Makina kishte ndaluar në anë të rrugës, por në momentin e nisjes nga pakujdesi ka përfunduar në liqen. Ai shpjegon se një moment ka parë një makinë teksa rrëzohej në liqen duke bërë që të ndalonte për të parë se çfarë kishte ndodhur. “Pash një moment që një makinë ra në liqen dhe ndalova direkt për të parë çfarë ndodhi. Pas meje ndaluan edhe një çift tjetër që ishin me makinë. Nuk dinim ç’të bënim pasi aty është shumë thellë. Pas pak minutash nga uji doli një trup. U futa me not dhe e nxorra në breg.

Pastaj erdhën zjarrfikësit dhe policia”, shprehet ai për abcneës.al. Operacioni i shpëtimit vijon, ndërsa është verifikimi në thellësi nga polumbarët e RENEA-s që do të konfirmojë nëse ka apo jo trupa të jetë në makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shushicë, zonë në të cilën liqeni ka thellësi të madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME