Categories Lajme

E qëlloi me dorën e majtë, detaje nga vrasja që tronditi Kavajën, autori u kthye nga Italia për të marrë hakun e të vëllait

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Arian Gosës në Kavajë, motiv i të cilit është hakmarrja për një krim të dyfishtë që ndodhi po në këtë qytet në muajin Mars.

Autori i krimit Habib Rexha u identifikua nga policia nga një kamera sigurie që ndodhet në një biznes rreth 100 metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja.

Ai ka qëlluar në drejtim të Gosës me dorën e majtë, për shkak se dorën e djathtë e ka të dëmtuar, gjë që shihet në foto që ai vetë ka nxjerrë më herët në rrjetet sociale.

Nga kamerat e sigurisë të biznesit rreth 100 metra larg vendngjarjes shfaqet autori i krimit duke ikur me vrap në këmbë, i pa maskuar, me një çantë në dorë dhe pistoletën. Grupi hetimor ka dyshime se autori ka ndjekur dhe vëzhguar ditën e djeshme të gjitha lëvizjet e viktimës Arian Gosa deri në momentin kur ky i fundit ka shkuar të konsumojë një kafe me babanë e tij në lokal.

Arian Gosa kishte vetëm pak minuta që ishte ulur në kafe me babanë e tij deri në momentin qe u afrua Habib Rexha dhe e qëlloi me plumb në kokë.

Habib Rexha jetonte në Itali, dhe ishte kthyer në Shqipëri pas vrasjes së të vëllait në 29 Mars të këtij viti.

Disa qindra metra larg vendit ku ndodhi vrasja, Rexha është futur në mjetin që shihni në foton e mëposhtme dhe është larguar nga vendngjarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME