Categories Lajme

E reja në Shkodër përfundon në burg 8 ditë pasi lindi fëmijën! U dënua për braktisje të vajzës së parë

Një grua e identifikuar si Diana Bahçja është arrestuar nga policia e Shkodrës vetëm 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë djalin e saj. Shkak është bërë një gjobë që gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur në vitin 2020 në shifrën e 2 milionë e 500 mijë lekëve të vjetra. Ky është konvertuar një javë më parë në dënimin me 1 muaj e 20 ditë burg.

Bashkëshorti i saj Naim Bahçja nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër thotë se prej një jave po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur. Naim Bahçja thotë se bashkëshortja e tij u arrestua një javë më parë kur djali i saj ishte vetëm 8 ditësh, i porsalindur pa pasur asnjë dijeni as për gjobën e vendosur para tre vitesh dhe as për vendimin e dënimit me burg.

Diana Bahçja është dënuar për braktisjen e një fëmije nga martesa e parë, por ajo mohon se e ka braktisur vajzën e saj. Në një bisedë telefonike nga burgu i grave në Tiranë, e dënuara thotë se ish-bashkëshorti pasi e ka keqtrajtuar e ka nxjerrë nga shtëpia duke mos ia lënë as vajzën.

Aktualisht për djalin që sapo ka mbushur dy javë nga momenti i lindjes kujdeset babai Naimi dhe mbesa e tij 11 vjeçe duke treguar se e kanë shumë të vështirë qoftë për ushqyerjen, por edhe për përkujdesjen ndaj foshnjës.

Apeli i 28-vjeçarit është që bashkëshortja e tij të lirohet sa më parë dhe të kthehet tek fëmija i porsalindur ndërsa tregon se është i gatshëm që të marrë edhe vajzën që bashkëshortja e tij ka nga martesa e parë.

“Gruaja ime ka qenë e martuar edhe një herë. Pas celebrimit, e ka akuzuar ish burri që ka pasur dhe pa e ditur ka ardhur një gjobë 2 milionë e gjysmë lekë për braktisjen e fëmijës. E kanë arrestuar gruan pa vetëdije, s’ka ditur gjë për gjobën dhe është marrë pa deklaratë. Fëmijën nuk e ka braktisur, e ka nxjerrë burri jashtë. Gruaja ka qenë në shtpëi kur e kanë arrestuar. Fëmija ka qenë 8 ditësh. Është arrestuar pa asnjë letër.

Apeli im është të lirohet gruaja e të vijë te fëmija. Bashkëshortja është te burgu i grave në Tiranë. Nuk di të kujdesem për fëmijën njësoj si ajo. Fëmijën e parë nuk ia ka lënë burri. Po e mbajmë fëmijën me qumësht të blerë se ia kanë hequr gjirin e nënës. E kam pasur të vështirë. Për 2 ditë fëmija vetëm qante derisa u mësua.

Më ka marrë operative i zonës në telefon e më ka thënë do të të marr vec të hedhësh një firmë. Në rregull i thashë. Sa shkuam te komisariati i Shkodrës, i nxorrën një letër, i thanë firmose. Ajo e mori letrën dhe ma morën si një zog që ik nga dora e se kam parë më.  Po, jam i gatshëm të mbaj edhe fëmijën nga martesa e saj e parë”, tha Naim Bahçja.

E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër. Është e paqartë se cila është historia mes këtij ish-çifti dhe përse nëna nuk e ka marrë vajzën nga martesa e parë apo se çfarë ka vendosur gjykata për këtë rast.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME