Categories Kuriozitete, Lajme

E rëndë/Bie balloni me ajër të nxehtë, humbin jetën 4 persona

Katër njerëz kanë vdekur dhe një i pestë është në gjendje të rëndë nga përplasja e një balloni me linjat elektrike në New Mexico, SHBA.  Koshi ku qëndronin pasagjerët u shkëput nga balloni dhe u përplas në tokë, njoftuan autoritetet. Dëshmitarët përshkruanin sesi kishin parë ballonin e shfryrë të binte përtokë, në incidentin qe gjithashtu kishte ndërprerë energjinë elektrike për më shumë se 13,000 njerëz në zonën e Albuquerque. Autoritetet thanë se koshi i ballonit kishte rënë nga rreth 30 metra lartësi, duke u përplasur në një rrugë, para se të merrte flakë.

Në aksident v diqën dy burra, përfshi dhe pilotin, dhe dy gra. Joshua Perez, ishte në zonë kur dëgjoi përplasjen. Ai kishte nxituar në skenë bashkë me një person tjetër dhe kishin ndihmuar të mbyllnin serbatorin e gazit propan. Ai u tha mediave se asnjë nga njerëzit në kosh nuk lëviznin.

“Të shohësh një ballon që bie kështu, është pikëlluese”, tha ai. Në aksidentin më v rasës të kësaj natyre në SHBA humbën jetën 16 njerëz në 2016, dhe prej atëhere autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë për turizin e ballonave.

Në të tjera incidente me ballonat, tre turistë brazilianë u v ranë dhe më shumë se 20 u pl agosën kur dy ballona u përplasën në rajonin turk Cappadoçia ne maj 2013.

Në shkurt 2013 në Luxor të Egjiptit një ballon me ajër të nxehtë mori f lakë duke v rarë 19 turistë të huaj. Në gusht 2012 gjashtë njerëz v diqën dhe 26 u p lagosën kur një ballon mori flakë në kryeqytetin slloven Ljubljana.

Në janar 2012 një ballon g oditi linjat elektrike dhe shpërtheu në Zelandën e re, para se të binte duke v rarë të gjithë 11 personat në bord. Katër turistë holandezë u v ranë në tetor 2009 kur një ballon turistik mori flakë në Kinë. Në gusht 2001 një ballon preku linjat elektrike në jug të Francës duke v rarë gjashtë njerëz./BBC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME