Categories Lajme

E rëndë, e moshuara bie aksidentalisht pranë digës së hidrocentralit në Shkopet dhe mbytet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të Hënë në fshatin Shkopet, shumë pak metra larg digës së Hidrocentralit. Një e moshuar nga fshati i Shkopetit ka përfunduar në ujërat e lumit Mat.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se e moshuara ka qenë duke kaluar nga njëra anë e lumit në anën tjetër, teksa dyshohet se ka humbur ekujlibrin dhe ka rënë në ujërat e lumit, duke humbur jetën në vend.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca, ndërsa trupi i pajetë është nxjerrë nga banorët e zonës.Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor pritet të mbërrijë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në ujërat e lumit Mat, është gjetur trupi i pajetë i shtetases D. Gj., 86 vjeçe, banuese në Shkopet, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë, ndërkohë që po kalonte urën në fshatin Shkopet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

Në mbyllje të podcastit Flasim, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një faze të re…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet “shtëpia e barit”, arrestohen 4 persona, një prej tyre punonjës i OSHEE!

Policia e Durrësit ka zbuluar një magazinë të marrë me qira, të cilën e kishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy automjete, dy fëmijë transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë -Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig. Mësohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje!

Shqipëria renditet e 22-ta mes 137 vendeve sa i përket inteligjencës. Kjo renditje e vitit…

LEXO ME SHUME