Categories Lajme

E rëndë/ Humb jetën nga koronavirusi arkitekti 28-vjeçar, rrjeti ‘shpërthen’ në lot nga mesazhi prekës i mikeshës (FOTO)

Koronavirusi duket se nuk i kursen as moshat e reja. 28-vjeçari Geri Lika, me profesion arkitekt dyshohet të ketë humbur betejën me sëmundjen e Covidit. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur të afërmit dhe miqtë e tij në rrjete sociale, të cilët shprehin ngushëllime teksa kujtojnë shpirtin, humorin dhe zgjuarsinë e Gerit, i cili ka lënë pas partneren, prindërit dhe motrën.

Elida Motro i ka dedikuar disa fjalë duke përmendur arritjet e Gerit, pa lënë pas ngushëllimet për familjarët, të cilët mund të jenë plotësisht të tronditur nga humbja. Mbetet ende e paqartë se si u infektua me virusin Covid ndërsa pritet që rasti i tij të konfirmohet ditën e nesërme nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkrimi i saj ka shkaktuar reagime të shumta ku persona që e njohin nga afër Gerin dhe duket se janë përlotur pasi tregojnë se sa shumë i mungon. Dëshpërimi është tepër i madh për të gjithë pasi bëhet fjalë për një humbje në lule të rinisë.

Ky është rasti i dytë në vendin tonë që në një moshë kaq të re ndërron jetë nga koronavirusi. Në muajin Korrik, u konfirmua humbja e 21-vjecares, e cila ishte e shtruar në spital në intubim dhe nuk ia doli të fitonte betejën me Covid-19. Vajza e re vuante edhe nga sindromi metabolik, ndërsa mbetet e paqartë nëse Geri Lika vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME