Categories Lajme

E rëndë në Francë/ 29-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në qeli në Nisë

Një shqiptar 29 vjeç i quajtur Refik Mata, i dënuar disa herë për vjedhje në Francë, është gjetur pa shenja jete në një burg në qytetin e Nisës. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e 17 dhjetorit. Paraprakisht është hetuar ndodhia për vetëvrasje, por avokati i shqiptarit hedh dyshime.

Avokati Julie Buano ka deklaruar se Mata, një ditë para se të gjendej i vdekur, kishte pasur përplasje me gjyqtarin e çështjes. Po ashtu, avokati ka thënë se në një seancë e kishte gjetur klientin e tij me fytyrë të enjtur.

Gardianët e burgut në Nisë kanë deklaruar se Mata ka pasur përplasje edhe me të burgosur të tjerë e se prej gjashtë muajsh nuk ndihej mirë.  “Për gjashtë muaj me radhë unë kam raportuar se klienti im ishte në një gjendje aspak të mirë. Në 7 tetor patëm një debat pak përpara dhënies nga gjykata të masës së dënimit.

Kur klienti im erdhi në gjykatë e kishte fytyrën të ënjtur e me shenja. Prokurorët më siguruan se do të nisnin një hetim por nuk më sollën asnjë përgjigje,”- ka deklaruar avokati Me Julie Boano.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME