Categories Showbiz

“Më ka 6 milion, që mos qofshim vëlla e motër”/ Akuzon të motrën se i ka lekë borxh

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin E diela Shqiptare, vëllai ka sjellë të motrën në seancë ndërmjetësimi. Gëzimi pretendon se e motra i ka marrë marrë borxh 6 milionë lekë të vjetra dhe nuk ia ka dhënë akoma, ndëra kjo e fundit, Merzako i hedh poshtë fjalët e të vëllait duke treguar se sipas saj, shuma reale është 2-3 milionë lekë të vjetra.

Kjo gjë ka revoltuar Gëzimin, i cili thotë se versioni i tij është reali dhe e motra ka më shumë se një vit që nuk i ka shkelur në shtëpi e madje muajt e fundit i mbyll dhe telefonin.

Gëzimi: Unë sot kam sjellë motrën time këtu në “Shihemi në Gjyq” sepse kemi një konflikt që nuk besoj se do ta zgjidhim dot motër e vëlla që mos qofshim motër e vëlla.

Merzako: Wa edhe këtë e thua mo vëlla?! Edhe më solle deri këtu mua?!

Gëzimi: Pusho se do të sqarohem me zonjën Eni. Pusho të lutem! Zonja Eni…

Merzako: Për lekë më solle këtu dhe gjithë këtë debat?!

Gëzimi: Pusho të lutem! Mbylle të thashë tani! Zonja Eni kjo më ka marrë një shumë prej 6 milionë lekësh të vjetra dhe ka më shumë se një vit që kjo nuk ka shkelur në derën time. Nuk e di se si jeton vëllai, se si jeton nëna.

Merzako: 2 milionë të kam marrë…

Gëzimi: Pusho moj të sqarohem me zonjën Eni!

Merzako: Më ke mua motër, nuk e ke zonjën Eni.

Gëzimi: Unë vij nga Korça, motra jeton në Ersekë dhe ka më shumë se një vit që nuk më shkel në shtëpi qëkur i kam kërkuar lekët.

Merzako: Po ai më kërkon lekët moj zonja Eni.

Gëzimi: Biles po bëhen 3 muaj që ma mbyll telefonin.

Merzako: Po s’kam si të përgjigjem sepse nuk kam se ku t’i gjej lekët.

Gëzimi: Po pusho moj se sot kam ardhur të llafos…

Merzako: Nuk kam se ku t’i gjej lekët që t’i jap.

Gëzimi: Lekët do t’i gjesh se s’bën, unë t’i dua lekët, përpjetë të hidhesh!

Merzako: Nuk kam ku t’i marr. 5 milionë, 6 milionë nuk kam ku t’i marr!

Eni Çobani: Sa pretendon ti Merzako?

Merzako: Po 2 a 3…

Gëzimi: Po a je në terezi ti 2 a 3, unë t’i kam me fakte, unë t’i kam me data.

Merzako: Po aq të kam marrë.

Gëzimi: A je në terezi ti apo? Thirri trurit! Zonja Eni unë i kam mbajtur të gjitha shënim se kur ia kam dhënë.

Merzako: Unë nuk të kam firmosur gjë…

Eni Çobani: Nuk ke firmosur gjë se ai t’i ka dhënë në mirëbesim.

Merzako: Unë thashë se do të m’i falte ato lekët.

Gëzimi: Pusho, moj pusho.

Ardit Gjebrea: Nuk i thuhet vëllait nuk kam firmosur për ato lekë..

Merzako: Nuk kam firmosur, nuk kam të ia jap!/tvklan.al

https://youtu.be/7skYiqAcee0

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME