Categories Lajme

E rëndë në Itali/ Shqiptari tenton të mbysë nënën e fëmijëve të tij

Këtë ka bërë një shqiptar, emigrant në Itali që tentoi të mbyste nënën e fëmijëve të tij. Pasi 31-vjeçarja humbi ndjenjat, burri është penduar për veprimin e tij dhe ka vendosur që të thërrasë urgjencën.

Këta të fundit që mbërritën në vendin e ngjarjes arritën ta ringjallnin gruan pas disa tentativash.Në këto orë ajo është shtruar në spitalin San Paolo në Savona dhe gjendja e saj mësohet të jetë e rëndë, për këtë arsye jeta e saj nuk mund të konsiderohet jashtë rrezikut.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës së ditës së premte, në një apartament në qendër të Savonës. Dy bashkëshortët kanë darkuar së bashku me 4 fëmijët e tyre, të gjithë shumë të vegjël duke pasur parasysh se janë të moshës 5 deri në 13 vjeç.

Në një moment të caktuar, dy prindërit i vunë në shtrat të vegjlit e tyre dhe, me siguri, pak më pas edhe ata do të vishnin pizhamet dhe më pas do të shtriheshin.

Nga hetimet e para dyshohet se gruaja kishte shkuar në shtrat para 42-vjeçarit dhe kishte nisur të fliste me dikë në telefon; në atë moment, shqiptari ishte pushtuar nga xhelozia, dhe ka hyrë në dhomën e gjumit me qëllim që ta vriste gruan e tij.

42-vjeçari e kapi 31-vjeçaren dhe i mbajti duart rreth qafës derisa ajo nuk mund të merrte frymë, por në një moment e kuptoi se po e vriste. Burri më pas u largua dhe, pasi rifitoi kthjelltësinë, kontaktoi shërbimet e urgjencës, të cilët, pasi arritën në vend, iu deshën më shumë se një orë para se të arrinin ta sillnin gruan në vete dhe ta bënin të merrte sërish frymë.

Krahas ambulancës 118, karabinierët kanë mbërritur edhe me zv/prokurorin e Prokurorisë Publike të Savonës, Giovanni Battista Ferro, i cili e gjeti shqiptarin në grahmat e dëshpërimit, aq sa ai rrëfeu menjëherë tentativën për mbytje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME