Një aksident i rëndë është shënuar në Bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një automjet tip “Volkswagen Tiguan”, me drejtuese E. L., ka përplasur një fëmijë 7 vjeçe. Fëmija është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh provat e mjaftueshme materiale për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
Njoftimi i Policisë: Lezhë / Informacion paraprak, Rreth orës 13:30, në bulevardin “Gjergj Fishta” në qytet Lezhë, shtetasja E.L. 27 vjeçe, banuese në Kurbin, duke drejtuar automjetin tip Volkswagen Tiguan, ka aksidentuar një vajzë të mitur 7 vjeçe e cila ishte këmbësore.
