Categories Lajme

E rëndë/ Ngacmoi dhe rrahu 22-vjeçaren, policia greke në kërkim të shqiptarit

Një shqiptar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe rrahur një 22-vjeçare në një klub nate në, Halkidiki, Greqi.

Mediat në vendin fqinj raportojnë se e reja ka denoncuar në komisariatin e Sithonias sulmin e paprovokuar që ka pësuar nga i riu teksa po argëtohej dhe menjëherë kanë nisur kërkimet për arrestimin e autorit të dyshuar, i cili u identifikua menjëherë. Siç u bë e ditur, bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, por që ka qenë e pamundur të lokalizohet.

Ndaj të riut shqiptar është ngritur një dosje për fyerje të dinjitetit seksual dhe plagosje trupore, e cila i është dorëzuar Prokurorisë së Shkallës së Parë Polygyros.

Hetimet për gjetjen e tij vazhdojnë, ndërkohë që sinjalizohet edhe në stacionet kufitare të vendit, për mundësinë që ai të tentojë të arratiset jashtë vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME