Categories Lajme

E rëndë/ “Unë ose do të ul hundën ty ose do të ikësh”, drejtori kërcënon vartësen. Mësuesja: Më ngacmoi seksualisht

Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotme rastin e Margarita Taraj, mësuese e klasës së katërt në shkollën “Ramazan Jarani” në kryeqytet, e cila akuzon drejtorin e kësaj shkolle për ngacmim seksual dhe hakmarrje pas refuzimit të saj.

Sipas mësueses, ngacmimet nga ana e drejtorit filluan katër vjet më parë, kur ai i kishte bërë komente të papërshtatshme për pamjen dhe veshjen e saj, duke i thënë se ishte “e bukur” dhe duke e kërcënuar me pasoja në punë. “ Unë ose do të ul hundën ty ose do të ikësh” thotë mësuesja se kanë qenë fjalët e vazhdueshme të drejtorit në takimet me të.

“Ka patur raste që kur jam gjendur tek salla e kompjuterave vetëm, drejtori vinte dhe më thoshte sa e mirë je bërë, ça të kapim me dorë” thotë mësuesja.

Taraj shpjegon se refuzimi i saj ndaj pretendimeve të drejtorit ka çuar në një periudhë të vazhdueshme hakmarrjeje, duke përfshirë ndikimin negativ të drejtorit tek prindërit e nxënësve.

Ajo tregon se, përmes këtij ndikimi, një prind ka goditur fizikisht mësuesen në klasë, pas një incidenti ku ajo kërkonte nga djali i tij të mos vonohej. Incident ky që është raportuar në polici nga mësuesja.

Mësuesja tregon se në klasë i erdhi një fëmijë me aftësi ndryshe, që për 3 vite ishte vlerësuar me nota të larta, ndërkohë fëmija nuk dinte të shkruante dhe pas evidentimit prindi është bërë agresiv me mësuesen.

Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje nga drejtori i shkollës, Ilirjan Kalemasi. I cili mohoi të kishte ngacmuar mësuesen, madje sipas tij mësuesja ka probleme.

Pasi u pyet për goditjen e mësueses nga një prind, drejtorit e ka kaluar përgjegjësinë tek mësuesja, duke thënë se sjellja e saj jo e mirë ka detyruar prindin të reagojë në atë mënyrë. Në fillim drejtori thotë goditi mësuesja prindin, pastaj thotë nuk e di çfarë ka ndodhur.

Ai gjithashtu ka përmendur se për çështjen e nxënësit me aftësi ndryshe, është vendosur një mësues ndihmës, duke theksuar se ky është një proces i njohur dhe i miratuar.

Sipas drejtorit, është duke u bërë një procedurë për largimin e mësueses nga puna  edhe pse kjo e fundit ka sjellë raportin e aftësisë në punë. “Ajo ka sjellë një raport aftësie në punë, por të mos i hyjmë kësaj, e ka sjellë në fillim të vitit” thotë drejtori. Ndërkohë vë në dyshim aftësinë e mësueses edhe pse mjeku ka thënë se është e aftë, duke kërkuar kështu edhe largimin e mësueses nga shkolla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 65-vjeçari në Kurbin

Policia njofton se rreth orës 07:30, në fshatin Shullaz, shtetasi N. J., rreth 65 vjeç,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia/ I mori jetën burrit duke e goditur me sëpatë, Elvira Tahiraj pranon krimin: E vrava unë!

Saranda u trondit ditën e djeshme nga krimi në familje, ku 49-vjeçarja Elvira Tahiraj vrau…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rimbursimi për profesionet e lira, Tatimet: Afat deri më 27 Dhjetor për deklarimin e llogarive

Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar ende llogaritë bankare kanë afat deri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Në prag të mbylljes së vitit qeveria ka rishpallur edhe një herë tenderin për Portin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi në Lushnjë

Pasditen e sotme është rregjistruar një aksident automobilistik në rrugën nacionale Fier Shegan-Krutje në afërsi…

LEXO ME SHUME