Categories Sport

E rrallë në La Liga, mbrojtësi luan me telefon në xhep për 7 minuta!

Athletic Bilbao shënoi dy gola në minutat e fundit dhe mori tre pikët pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Huescas. Rikthim te suksesi pas katër javësh për ekipin bask, teksa një episod i rrallë ndodhi në ndeshjen e luajtur të premten në mbrëmje.

Mbrojtësi i skuadrës mike, Jorge Pulido zbriti në fushë me telefon në pjesën e dytë. Nuk e kishte kuptuar fare dhe për mbi 6 minuta po luante me të në xhep. Në një moment u kthjellua, kuptoi çfarë kishte ndodhur dhe ai dorëzoi atë arbitrit kryesor.

Ky i fundit ndaloi lojën dhe ia dorëzoi aparatin telefonik arbitrit të katërt. Fati e deshi që Pulido, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë, të merrte të verdhën e dytë në fundin e ndeshjes. Ishte minuta e 86-të, ndeshja nuk ishte zhbllokuar akoma, Pulido shkaktoi penallti dhe u largua para kohe nga fusha, ndërsa Athletic Bilbao realizoi dy gola dhe korri fitoren.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME