Categories Lajme

E spiunojnë fqinjët se mbante fshehurazi armë në shtëpi, arrestohet 60 vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi mbante armë në banesën e tij. Kanë qenë fqinjët ato që kanë raportuar se 60-vjeçari kishte armë, duke përbërë një rrezik për komunitetin. Pas kontrollit në banësën e tij, policia ka arrestuar 60-vjeçarin me inicialet M.N. 60 vjeç, banues në Shkopet Kurbin, si dhe iu sekuestrua arma. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Deklarata e policisë

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me 15 fishekë

Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person mbante të fshehur armë zjarri në banesë, kanë organizuar menjëherë punën ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin M.N. 60 vjeç, banues në Shkopet Kurbin.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje dhe 15 fishekë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale ” Armëmbajtje pa leje”.

1571208849_pistoleta.jpg

Arma e sekuestruar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME