Mesfushori i Liverpoolit, James Milner u driblua mes këmbëve nga ylli i Barcelonës, Lionel Messi në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.Skuadra mysafire në Camp Nou, humbi me rezultat 3:0, pavarësisht performancës së mirë që kishte.Pavarsisht rezultatit në këtë ndeshje, sipas Milner futbolli nuk është gjithmonë i drejtë pasi që njeh cilësinë e argjentinasit, ai rrëfeu në mënyrë qesharake për rastin që i ndodhi me Messin në fushë.
”Ndeshja e parë nuk ishte një rezultat i drejtë i lojës, por futbolli nuk është gjithmonë i drejtë”, tha Milner në emisionin ‘Çfarë kam veshur’ në BT Sport. “Atëherë ju e keni atë djalë [Messin] në skuadrën tjetër, është shumë e vështirë të vraponi sa më shpejtë që të keni mundësi me këmbët tuaja të mbyllura dhe ai mund t’ju bëjë të dukeni budalla, por ju e dini gjuajtjen e lirë që ai shënoi. Është i pabesueshëm”, përfundoi mesfushori i Liverpoolit.
