Categories Kuriozitete

E surprizuan për ditëlindje, punonjësi padit kompaninë dhe fiton 450,000 dollarë: Më shkaktuat ankth

Një burrë nga Kentaki i SHBA, i cili u pushua nga puna disa ditë pasi pati një sulm paniku në vendin e tij të punës pas një feste të “padëshiruar” ditëlindje, është shpërblyer me 450,000 dollarë nga një juri muajin e kaluar për “paga të humbura” dhe “shqetësim emocional”.

Kevin Berling, punonte në një laborator mjekësor në Covington. Ndërkohë, kur po i afrohej ditëlindja i kërkoi menaxherit të zyrës që të mos i organizonte një festë ditëlindjeje sepse ai kishte një çrregullim ankthi.

Por, festa ishte planifikuar nga punonjës të tjerë, ndërsa menaxheri i zyrës u largua e për pasojë situata doli shpejt jashtë kontrollit.

Berling pati një sulm paniku pasi mësoi për festën e planifikuar të drekës, e cila do të përfshinte urimet për ditëlindje nga kolegët dhe zbukurimin e dhomës së pushimit.

Pas kësaj, burri zgjodhi të kalonte pushimin e drekës në makinën e tij.

Të nesërmen, Berling pati një sulm paniku kur u takua me dy mbikëqyrës, të cilët u përballën me të për sjelljen e tij të “keqe”.

Ai u pushua nga puna tre ditë më vonë përmes një email në të cilin thuhej se ai përbënte një kërcënim për sigurinë e kolegëve të tij.

Sipas mediave të huaja, ai pritet që të marrë 150,000 dollarë paga dhe përfitime të humbura dhe 300,000 dollarë për vuajtje, siklet dhe humbje të vetëvlerësimit.

Pas kësaj, zoti Berling paditi kompaninë për diskriminim të aftësisë së tij ndryshe.

Pas një gjyqi dy-ditor, një juri mori një vendim, duke arritur në përfundimin se zoti Berling kishte përjetuar një gjendje të “pafavorshme” për shkak të një paaftësie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME