Categories Lajme

E tm.errshme/ Vd.ek.ja e 25-vjeçares shtatzënë, sho.kon shefja e pavijonit: Më detyruan të…

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e mjekëve të Elbasanit, gabimi i të cilëve shkaktoi vdekjen e 25-vjeçares shtatzënë Rexhina Debrova.

Për herë të parë, me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se fajtor për këtë ngjarje është ekipi mjekësor që mori pjesë në operacion, i kryesuar nga kirurgu Ardjan Kadaifçiu. Zvarritja e hetimeve dhe vonesa e përgjigjes nga Mjekësia Ligjore solli “arratisjen” e Kadaifçiut në SHBA. Ndërkohë, shefja e pavijonit të Gjinekologjisë thotë se e kanë detyruar që të dëshmoj se rasti ishte urgjencë. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Alger Debrova, bashkëshorti i viktimës. Ai thotë se ngjarja po shtrembërohet, pasi bashkëshortja e tij u operua me planifikim dhe asgjë nuk ishte urgjente. “Për mua fajtor është mjeku gjinekolog që bëri operacionin, Adrian Kadaifçiu, i cili u thirr vetëm për një deklaratë dhe u la i lirë. Aktualisht, ai është në Amerikë, ndërsa gruaja ime është e vdekur. Unë dua që drejtësia të shkojë në vend” thotë Algeri. Më pas, ai tregon ditën e operacionit, ku thekson se fillimisht çdo gjë ishte normale. Madje, ka shkuar edhe anestezistja e cila filloi të bënte foto. “Ajo merrej me telefonin dhe Rexhina thoshte më mbahet fryma.

Për operacionin më morën para. Nuk e di sesa, pasi i kanë marrë vetë nga kuleta. Në ato momente isha shumë i lumtur që do bëheshim me fëmijë, sa nuk e mbaj mend sa kanë marrë” thotë ai. Por, lumturia zgjati shumë pak. “Në një moment u shemb gjithçka” tregon Algeri, ndërsa për ngjarjen u shoqëruan 4 persona, Ardian Kadaifçiu, Nikollaq Thano, Blerta Arapi dhe Mehmet Ibaj. Dy persona u lanë të lirë, pikërisht Blerta Arapi dhe Ardian Kadaifçiu. Ndërkohë, dy të tjerët u arrestuan, por më pas u lanë të lirë me vendime gjykate, ndërsa u hetuan me masën arrest shtëpie.

Pas denoncimit, qytetari takon dy mjekët, asistent gjinekologun dhe kardiologun. Asistenti thotë se ka qenë kalimthi në operacion, pasi ishte duke ikur. Por, më pas thotë se ka qenë. Në fund të operacionit, sipas tij, pacientja ishte nxirë. Ndërsa pyetjes se kush duhet ta shikojë pacienten në këtë gjendje, ai përgjigjet se është anestezisti. Qytetari e pyet se ku ishte pikërisht ky enestezist, ndërsa ai i përgjigjet se “mua më pyet?!”. Algeri e pyet edhe për detaje të tjera, pikërisht për ankesat e Rexhinës se i mbahej fryma. “Nuk e kam dëgjuar, unë isha asistenti. Hiqe mendjen, ka vdekur nga operacioni. Ne e bëmë operacionin se kishte çrregullim fëmija” thotë asistenti, ndërkohë që Algeri e pyet se përse e bëtë operacionin në ditë pushimi dhe ai i përgjigjet “unë nuk e di pse e bëmë, e di Ardiani”. Sipas asistentit, Ardiani ka ikur në Amerikë dhe pas ngjarjes ka punuar vetëm një muaj në spital.

Qytetari takon dhe mjekun kardiolog, i cili i thotë se nuk ka lidhjen me ngjarjen, pasi ka qenë në shtëpi. Sipas tij, defribilatori duhet të jetë në sallë, ndërsa thekson se kur ka shkuar në sallë e ka gjetur Ardianin të fliste dhe të ulëriste në telefon. “U thashë përse më thirret kur pacientja kishte vdekur. Unë vij për infarkt, nuk vij për gjë tjetër. Pyeta dhe më thanë se më kishte kërkuar Ardiani” thotë kardiologu.

Pas këtyre pretendimeve, qytetari takoi edhe shefen e pavijonit të Gjinekologjisë në Spitalin e Elbasanit, e cila ditën e ngjarjes ka dhënë një deklaratë ku ka firmosur se rasti i Rexhina Debrovës ka qenë urgjencë. Sipas informacioneve, shefja e gjinekologjisë është edhe kushurira e mjekut gjinekolog, ndërsa ajo thotë se e kanë detyruar të bëj atë deklaratë. Qytetari e pyet disa herë se kush e ka detyruar ta bëj atë deklaratë, ndërsa ajo nuk përgjigjet.

Në deklaratën e saj, shefja thotë se gruaja ka hyrë në sallë me urgjencë. “Kam vuajtur shumë që e kam dhënë atë deklaratë, pasi s’kam qenë as këtu fare. Kam mallkuar veten që e dhashë atë deklaratë” thotë ajo, ndërsa është kontradiktore në ato që i thotë Algerit, ku fillimisht thotë se e ka parë Rexhinën të vdekur, më pas thotë se nuk e ka parë. Vetë shefja thotë se e ka kushëri Ardian Kadaifçiun, ndërsa saktëson se Ardiani nuk ka punuar më pas ngjarjes, pasi ishte i tronditur.

Sipas dokumenteve, në raportin e parë mjekoligjor, nuk u nxor fajtor asnjë mjek. Në këtë raport thuhet se ishte një komplikacion embioli amiotike, por pas këtij raporti u la detyrë nga prokurori që të ribëhej ekspertimi tjetër deri në datën 9 nëntor 2019. Mësohet se ka dalë një tjetër akt ekspertimi, ku rezultoi se ka pasur neglizhencë mjekësore dhe se nuk janë bërë të gjitha ekzaminimet para operacionit. Sipas raportit, pikërisht këto neglizhenca, sollën vdekjen e 25-vjeçares në sallën e lindjes. TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME