Categories Lajme

Konsolidimi i tokës bujqësore, impakt në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë

Konsolidimi i tokës bujqësorë si një instrument për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, është në fokus të programit të punës së qeverisë për periudhën afatmesme 2020- 2022. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në buxhetin e vitit 2020, adreson një mbështetje të veçantë në mbështetje të konsolidimit të tokës bujqësore.

Sipas këtij institucioni, konsolidimi i tokës është i lidhur drejtpërdrejtë me zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme dhe përmirësimin e gjendjes social-ekonomike të zonave rurale nëpërmjet nxitjes së modelit të konsolidimit.

Bujqësia në Shqipëri është një aktivitet ekonomik parësor që siguron 18-20 % të prodhimit të brendshëm bruto. Në zonat rurale jeton rreth 47 % e popullsisë së vendit dhe toka bujqësorë zë rreth 24 % të sipërfaqes së përgjithshme të territorit. Si rezultat i privatizimit të tokës u krijuan rreth 480 mijë ferma private. Në këtë proces ndodhi fragmentimi ose copëzimi masiv i tokës.

Ndaj procesi i konsolidimit, i përfshirë në kuadrin e zhvillimit rural, me pjesëmarrjen e grupeve të interesit dhe komunitetin, synon gjenerimin e burimeve  ekonomike e financiare, për të siguruar përmirësime të jetës rurale, treguesit ekonomik dhe financiar dhe menaxhimin e tokës. Gjithashtu krijimin e kushteve për menaxhimin dhe përdorimin racional të tokës, për mbrojtjen dhe rritjen e pjellorisë, përmirësimet ekologjike dhe peizazhit, mënjanimi nga braktisja, rritja e prodhimit dhe ulja e kostos përmes përmirësimit të mekanizimit, ujitjes dhe praktikave të mira bujqësore. Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME