Categories Lajme

E trishtë/ Ndahet nga jeta babai i këngëtares shqiptare

Babai i këngëtares Shkenda Dubova ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga postimet në rrjetet sociale nga familjarë e fotografit dhe kameramanit të njohur gjilanas, Shaip Dubova.

“Të nderuar farefis, shokë e dashamirë, ju njoftojmë̈ se sot ndërroi jetë babai jonë Shaip Dubova”– shkruhet në një postim të djalit të tij, që është ripostuar në Instagram nga këngëtarja.

Pas ndarjes nga jeta të Shaip Dubovës ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në një letër ngushëllimi drejtuar familjarëve të tij.

“E nderuara familje Dubova, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Shaip Dubova. Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit.

Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, ishte mesazhi ngushëllimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME