Categories Covid-19, Lajme

E trishtë/ Një tjetër mjek shqiptar humb betejën me Covidin (Emri+Foto)

Një tjetër bluzë e bardhë  nuk ka arritur ta fitojë betejën me koronavirusin.  Ai është mjeku kosovar Nexhip Berisha, i cili ndërroi jetë ditën e sotme, i konfirmuar pozitiv me COVID-19. Lajmin për v dekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj. “Doktori ka v dekur gjatë ditës së sotme i konfirmuar pozitiv me COVID-19”, tha Avdaj. Avdaj ka bërë një dedikim prekës ndaj kolegut të tij të ndjerë. “Do të jesh me ne ashtu siq ishe me mua si shok i studimeve, si doktor dhe do të jesh me mua si frymezim i një miqësie dhe si një koleg i paharuar.

Përjetësia ju takon heronjëve,punonjësve shëndetësore në betejën e tyre sublime ne ruajtjen e shëndetit të popullatës Dr.Nexhip Berisha pusho në tokën e bekuar të Kosovës për të cilën punove pa rreshtur. Ngushllime familjarëve e miqve tonë të përbashkët”, thuhet në dedikimin e Avdajt për shokun e tij të ndjerë.

Nga fillimi i pandemisë në Kosovë deri më sot kanë ndërruar jetë nga koronavirusi mbi 20 punëtorë shëndetësorë, shumica prej të cilëve kanë qenë aktiv duke punuar në institucionet shëndetësore. Ndërsa, për të nderuar kontributin e tyre, ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani javën e kaluar ka dekoruar 18 prej tyre me medaljen e meritave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME