Categories Lajme

“E vërteta po fshihet”, pedagogu i njohur: Tërmeti nxori në pah krimin urbanistik të 30 viteve

Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” ku foli për situatën e rendë që po përjeton vendi pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Ai kritikoi ashpër qeverinë, ndërsa tha se në terren nuk janë marrë siç duhet masat për të përballuar katastrofën natyrore, e cila për fat të keq la pas 51 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

Sipas Markut, pasojat e tërmeti të një jave më parë kanë nxjerrë në pah krimin urbanistik që është bërë në Tiranë dhe Durrës përgjatë tri dekadave.

“Pasojat e tërmeti janë të lidhur me abuzimet që kemi bërë këto 30 vite. Pasojat e mëdha kanë ardhur nga vendimmarrjen. Tonet e ngritura nuk justifikojnë asgjë. Krye bashkiakja mendoj se ka pasur presion nga grupet e interesit për të mbuluar krimin. Ky tërmet ka zbuluar krimin urbanistik të kryer në Durrës dhe në Tiranë. Ajo nuk e ka dhënë dorëheqjen për shkak të saj deklaratës, sepse ishte një lapsus. Ajo mendoj e dha dorëheqjen për të mbuluar gjurmët e krimit. E vërteta po fshihet. Unë shikoj edhe dy anomali që po shfaqen. Përpjekja për të fshehur të vërtetën dhe për të mos informuar qytetarët. Unë e shikoj një arrogancë na ana e qeverisë, ku qeveria po shfaqet si shoqatë vullnetare. Qeveria nuk është vullnetare, ne duhet të falënderojmë ata që janë vullnetarë me të vërtetë, qeveritarët nuk duan të qajnë as të lotojnë. Nëse qan kryeministri, çfarë duhet të bëjnë ata tjerët. Atya po përhapin frikën,. Mund të bjerë luftë nesër, të çmendet dikush dhe të na sulmojë qytetet, çfarë duhet të bëj burri i shteti, duhet të menaxhojë situatën. Ata janë çorientuar, i ka gjetur papritur, një pjesë e këtyre dëmeve do ishin më minimale nëse do të ishin marrë masa me 21 shtator. Ka një keq menaxhim dhe po them se ka 6 vjet se ne jemi në këtë zhurmë propagandistike, Kjo qeveri di të bëjë vetëm fjalë për të dalë në televizor. Unë dyshoj se edhe në këtë rast qeveria po merret shumë pak me terrenit”-tha Marku.

I pyetur për ftesën e kryeministrit për opozitën në mënaxhimin e fatkeqësisë natyrore, Marku u shpreh: “E ka propagandistike! Nga ana tjetër e fton opozitën. A kemi ne një plan konkret, se si do të përballohet me kosto dhe me grup. U bënë shtatë ditë që rri vërdallë, ka përqafuar të gjithë qentë e Tiranës dhe Durrësit. Unë mendoj se të gjithë duhet të bashkohemi për të përballuar këtë gjendje. Tërmeti nuk paralizon demokracinë. Opozitën e do aty që të bëjë foto. Sjellja e Bashës është korrekte. Qeveria po thotë i kemi siguruar në hotele me 5 yje”-shtoi Marku.

Gjithashtu ai tha se kjo situatë duhet të ishte menaxhuar më mirë, ndërsa shtoi faktin se krahas operimit në terren duhet të funksiononte paralelisht edhe një strukturë qendrore.

“Unë mendoj, se para duhet të ishte shumë më i organizuar. Të kishte një strukturë qendrore dhe më pas strukturat në terren ku janë problemet. Duhet të kishte një skicë projekt, të mbështetur mbi të dhëna. Rama po kërkon që një krizë të 2019-ës, ta menaxhojë si në kohën e 1979-ës në komunizëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME