Categories Bota

E zhdukur prej disa javësh, gendet trupi i pajetë i biznesmenes milionere

Policia tajlandeze ka gjetur trupin e pajetë të një gruaje milionere biznesmene, e zhdukur që nga 18 tetori i këtij viti, të betonuar në frigoriferin e saj.

Ndërtuesja milionere, Wannee Jiracharoenying, 58 vjeçe, ishte zhdukur 11 ditë më parë pasi kishte shkuar të vizitonte tempullin Chiang Mai në pjesën veriore të Tajlandës. Vëllai i saj, Woraphan Juracharoenying, 59 vjeç, kishte shkuar në këtë vend për ta kërkuar motrën e tij, pasi nuk po arrinte të kontaktonte me të, ajo nuk ia kishte kthyer as mesazhet në telefon.

Trupi i saj u gjet i futur në frigoriferin e saj dhe i mbuluar me beton. Policia është duke hetuar vrasjen e saj dhe po kërkon shoqen e milioneres, e identifikuar vetëm si Oom, e cila është zhdukur, por mund të sigurojë informacion mbi zhdukjen e biznesmenes, e cila ishte bamirëse, kishte dhuruar para për tempullin dhe spitalin e zonës. Nga llogaria bankare e milioneres janë tërhequr shuma të mëdha parash dhe po ashtu, janë zhdukur edhe makina dhe karta bankare e saj.

Një zyrtar i Policisë tha se janë duke kontrolluar të dhënat kufitare për të parë nëse gruaja e dyshuar është larguar nga vendi. Banka e ka informuar Policinë se paratë nga llogaria e milioneres janë tërhequr edhe pas vdekjes së saj, rreth 40 mijë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME