Categories Lajme

Edhe kjo ndodhi/Babai i kryeministrit britanik bën kërkesë për pasaportë franceze

Nga radio shtetrore gjermane DW- Ndërsa britanikët u ndanë nga BE-ja, Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik, kërkon shtetësinë franceze. Kjo ka shkaktuar komente shpotitëse.     Pas zbatimit përfundimtar të Brexit-it, pra largimit të Britanisë së Madhe nga tregu i brendshëm i BE dhe bashkimit doganor, babai i kryeministrit britanik, Boris Johnson, deklaroi se do të bëjë kërkesë për të marrë shtetësinë franceze.

Me këtë veprim “dua të mbaj një lidhje personale me Bashkimin Evropian”, tha Stanley Johnson në një intevistë për radio-stacionin francez RTL. “Unë do të jem gjithmonë evropian, kjo është e sigurt”. “Kërkesa ime madje nuk ka të bëjë thjesht me të bërin francez. Nëse e kuptoj mirë, unë jam francez”, tha 80-vjeçari në intervistën e zhvilluar në frëngjisht. “Nëna ime ka lindur në Francë, nëna e saj ishte e gjitha franceze dhe gjyshi i saj gjithashtu”.

Stanley Johnson ka qenë një nga zyrtarët e parë britanikë në Bruksel. Në vitin 1979 ai u bë anëtar i Parlamentit Evropian. Më vonë Stanley Johnsoni ka punuar për Komisionin e BE-së. Ai ishte kundërshtar i rreptë i Brexit-it deri në vitin 2016, por më pas ndryshoi qëndrim. “Dramë familjare në fund të sagës së Brexitit” Deklaratat e Stanley Johnsonit shkaktuan kritika, tallje dhe shpoti ndër qytetarët britanikë dhe ata të BE-së. Stanley Johnson po përfiton personalisht duke bërë kërkesë për një pasaportë të BE, tha Chris Rennard, anëtar i Dhomës së Lordëve, “diçka që i biri ,Boris nuk ua lejon më 67 milion qytetarëve britanikë.” Stanley Johnson ishte kundërshtar i rreptë i Brexit-it deri në vitin 2016, por më pas ndryshoi qëndrim

Gazeta franceze “Liberation” e quajti me humor deklaratën e Johnsonit si “një dramë familjare për të përmbyllur episodin e fundit të sagës së Brexitit”. Brexiti e ka ndarë vërtetë politikisht familjen e kryeministrit Britanik. Në shenjë proteste, motra e tij Rachel Johnson, gazetare, u largua nga Partia Konservatore dhe u bashkua me Liberal Demokratët para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Kurse vëllai i Boris Johnsonit, Jo Johnson dha në 2018 dorëheqjen nga një post në kabinet, sepse doli në mbrojtje të lidhjeve më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME