Rinovimi i kontratës së portierit Gigi Donnarumma me Milanin nuk po shkon sipas parashikimeve. Në Francë ndërkohë janë të bindur se 21-vjeçari mund të transferohet te PSG-ja verën e ardhshme. Sipas PSG-së, Donnarumma është portieri i duhur i këtij klubi, njeriu i duhur për të marrë trashëgiminë e Keylor Navas.
Kontrata aktuale e portierit italian me kuqezinjtë skadon në fund të këtij sezoni. Edhe pse Milani i ka bërë një ofertë të mirë prej 10 milionë eurosh në sezon, duket se parisienët janë gati të bëjnë një ofertë edhe më të mirë financiare.
