Categories Lajme

Edhe Shqipëria i kërkon ndihmë Kinës për përballimin e situatës me koronavirus

Shqipëria i ka kërkuar ndihmë Kinës për të përballuar situatën me pandeminë e koronavirusit.

Zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dje deklaroi se kishte bërë një komunikim zyrtar me ambasadën e Republikës së Kinës duke ia shprehur këtë kërkesë.

Kina ka dërguar një grup ekspertësh dhe pajisje mjekësore edhe në Itali. Ndërkohë sot mësohet se Presidenti Xi Jinping ka bërë të ditur se Kina do të dërgojë më shumë ekspertë mjekësorë në Itali dhe do të sigurojë më shumë ndihmë në luftimin e koronavirusit të ri.

Në një telefonatë me kryeministrin italian Giuseppe Conte, Xi Jinping tha gjithashtu se Kina e mbështet fuqimisht Italinë dhe ka besim të plotë në fitoren e saj mbi pandeminë.

Ai shprehu edhe gatishmërinë e Kinës për të punuar me Italinë për të kontribuar në bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME