Fshati Mbërs në Roskovec është vendosur në karantinim.
Pas apelit që bashkia bëri për vetëizolim, ka njoftuar edhe autoritetet si ISHP dhe Policia e Shtetit.
Dy postblloqe policie janë vendosur në hyrje-daljet e fshatit Mbers duke bllokuar lëvizjen e banoreve. Sipas bashkisë Roskovec mësohet se lëvizin vetëm mjetet e autorizuara për furnizimet bazë ushqimore të fshatit dhe këto nen kontroll të rrepte të policisë.
Bashkia bëri thirrje një ditë më parë për vetëizolim, pasi një pjesë e mirë e banorëve ka patur kontakte me një çift bashkëshortësh të prekur nga koronavirusi.
Burrë e grua ishin kthyer nga Italia dhe kishin patur takime me bashkëshfatarët, ndaj edhe Bashkia u ka kërkuar që të vetëizolohen si masë ekstreme parandaluese.
