Categories Lajme

Thyejnë shtetrrethimin, komuniteti rom në protestë: Kërkojmë nga qeveria bonus qeraje, jemi pa bukë

Ndonëse në një periudhë vetkarantinë dhe frike nga koronavirus, komuniteti rom në Tiranë ka shkelur shtetrrethimin duke protestuar.

Ata kanë dalë sot në rrugën “Jordan Misja” në protestë duke kërkuar bonus qeraje dhe kushte higjieno-sanitare.

Për mikrofonin e Ora News ata shprehen se janë dakord me masat e marra, por thonë se nuk kanë asnjë lloj të ardhura, pasi mbahen vetëm me kanoçe.

Ndërkohë, policia dhe ushtria është përpjekur që t’i shpërndajë dhe t’i largojë nga aty.

“Ne nuk kemi asnjë lloj të ardhure. Ushqehemi me kanoçe. Ne ngelemi pa bukë. Nëse nuk punojmë ngelemi pa bukë.”

“Kemi frikë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne nuk e respektojmë se do të vdesim për bukë. Kërkojmë ndihmë nga zoti Edi Rama, që të na japë një ndihmë për bonos qeraje. Nuk kemi maska dhe dezinfektues në shtëpitë tona. Kemi fëmijë të vegjël.”

“Kërkoj ndihmë për fëmijët e mia, shteti nuk na le. Vetëm të lyp. Tani këtë punë e bëj për fëmijët. Ku të vete me fëmijët, të fle jashtë. S’kam çfarë të bëjë. Të paktën të më lënë të shkoj për bidona.” 

“Jemi dakord me masat, por kushtet nuk na lejojnë të mbrohemi. Ne nuk lahemi, nuk kemi sapun, nuk kemi dezinfektues. Ai duhet ta kishte menduar këtë gjë, kërkojmë ndihmë nga qeveria, duam dezinfektues, dhe bonos të qerasë.” /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME