Categories Lajme

Edmond Papa u tradhtua nga të afërmit? Autori kishte dijeni për lëvizjet e fundit të 49-vjeçarit

Edmond Papa, 49-vjeçari që u vra më 9 plumba dyshohet se është ndjekur nga autori prej disa ditësh. Madje ka dyshime se vrasësi të kishte informacione të sakta për lëvizjet e këtij të fundit.

Dyshohet gjithashtu se një i njohur i viktimës mund të ketë vënë në dijeni autorin edhe për udhëtimin e 49-vjeçarit në Tiranë.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të zonës ku ndodhi vrasja edhe të ditëve të mëparshme, për shkak se dyshohet se autori ose autorët mund të kenë vëzhguar më herët zonën pranë banesës së vëllait të Edmond Papës. Autori që arriti ta ekzekutojë në mes të qytetit mbetet ende i paidentifikuar.

49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua më 16 dhjetor rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera.

Në këtë moment autori ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes po në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar.

Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri pasi do të vizitonte nënën e tij. Për ngjarjen ka dy pista hetimesh, konflikte të mundshme në Greqi dhe konflikte për pronën.

Në Sarandë, qyteti nga i cili ishte, viktima nuk njihej si njeri problematik. Përveç pronar i hotelit ‘Blue Sky’ ai kishte edhe një qendër biznesni në qendër të qytetit, pranë gjykatës. Po ashtu në qytet kishte bërë vazhdimisht edhe bamirësi, sidomos gjatë periudhës së pandemisë së COVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME