Në një intervistë për emisionin “Mos i fol Shoferit “ në RTV Ora, Ed Manushi është pyetur nga Dembacaj për mendimin e tij mbi politikën në vend.
Kur u pyet se çfarë mendon për partitë politike dhe humbjen e negociatave, ai u tregua optimist por duke i kërkuar partive politike diçka shumë të rëndësishme:
“Jo se jam optimist si natyrë por dua të bërtas fort që jetohet në këtë vend por e di çfarë do i kërkoja unë politikanëve. Jemi në programin tënd këtu në Ora News e di çfarë do i kërkoja unë politikës sepse ka disa televisione të ndryshme si TVSh , Klan, Vision Plus , Top Chanel dhe ne jemi në luftë të vazhdueshme për audiencë me njëri-tjetrin.
Kërkojmë audiencë maksimale për gjënë tonë, njëlloj si partitë politike por politika duhet të mësojë nga ne që nuk merret audienca duke gënjyer, merret duke prodhuar diçka më cilësore, se kundërshtari kaq duhet të bëjë politika”, përfundoi ai.