Categories Lajme

Efektivi arrestoi të riun që e përplasi me monopatinë elektrike në Tiranë, reagon policia: E ofendoi dhe…

Policia e Tiranës ka bërë me dije se një efektiv, gjatë kohës që ishte me shërbim te nënkalimi i pallatit me shigjeta, është goditur me monopatinë elektrike nga një shtetas që qarkullonte në sens të kundërt me lëvizjen.

Pas përplasjes ai e ka ofenduar dhe kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë, ç’ka ka bërë që ky i fundit ta arrestojë e më pas ta shoqërojë në ambientet e komisariatit.

Njoftimi i policisë:

Punonjësi i Policisë, gjatë kohës që ishte i planizuar me shërbim te nënkalimi i pallatit me shigjeta, është goditur me monopatinë elektrike nga një shtetas që qarkullonte në sens të kundërt me lëvizjen, i cili më pas ka ofenduar dhe kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë.

Ndodhur në këto kushte, punonjësi i Policisë, sëbashku me ndihmën e kolegut ka prangosur shtetasin A. P., 26 vjeç, dhe e ka shoqëruar atë në komisariat.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME