Categories Kuriozitete

Eklipsi në Amerikën Jugore, mijëra turistë sfidojnë shiun për të admiruar spektaklin

Kili dhe Argjentina janë zhytur përkohësisht në errësirë të plotë si pasojë e një eklipsi diellor që u vëzhgua të hënën nga dy shtetet amerikanojugore. Mijëra kilianë dhe turistë sfiduan reshjet e shiut pas orës 1 të mesditës, ndërsa shkencëtarë amatorë e profesionistë, të pajisur me teleskopë, përgatiteshin të shihnin fenomenin qiellor. “Ishte i bukur, unik. Realisht askush nuk kishte shpresa që do ta shihte për shkak të motit dhe reve, por të gjitha u hapën në kohë. Ishte si mrekulli, patëm fat.”

“Ishte një errësirë e veçantë, sepse nuk ishte natë, por u bë shumë ftohtë. Nuk jam aspak e zhgënjyer që erdha dhe pata privilegjin ta përjetoj në këtë vend.” Në jugun e Kilit, komuniteti indigjen i Mapuçes kreu një ceremonial të veçantë për eklipsin. Në kulturën e tyre, eklipsi nënkupton vdekjen e përkohshme të Diellit nga beteja mes një ylli dhe një force të ligë.

“Ceremonia për ne është çështje e rëndësishme, çështje respekti. Kur shohim eklipsin shpresojnë të na sjellë fat, lajme të mira, të korra të mbara dhe shëndet për ne e vendin. Sot të gjithë shpresonim për ditë me diell, por natyra na dha shiun dhe atë që na duhet.” “Natyra na flet dhe na tregon si të veprojmë, por njerëzit nganjëherë janë kokëfortë dhe nuk duan ta kuptojnë. Rajoni ynë ka përjetuar situata komplekse me konfliktet, dhe kjo ngjarje duhet parë si mundësi për të gjetur hapësira që ta mirëkuptojmë njëri-tjetrin.”

Para eklipsit, autoritetet në dy shtetet amerikanojugore paralajmëruan banorët të shmangin grupimet në masë për shkak të rrezikut të pandemisë, dhe kufizuan lëvizjet në disa zona. Kili banohet nga 18 milionë njerëz, ndërsa këta muaj virusi i ri korona atje ka infektuar mbi 570 mijë dhe ka vrarë 16 mijë persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME