Categories Lajme

Meta iu ktheu pas Buxhetin, Denaj: I rikujtoj presidentit se synimi ynë është ulja e papunësisë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët me ministrat Anila Denaj dhe Arben Ahmetaj ku ka folur për ekonominë. Përveç arritjeve të supozuara që renditi Denaj, ajo iu përgjigj dhe presidentit Ilir Meta, i cili ktheu në Kuvend buxhetin e vitit të ardhshëm, duke thënë se synimi kryesor i qeverisë është ulja e papunësisë.

“I rikujtoj Presidentit se synimi i buxhetit 2021 është ulja e papunësisë. Në buxhetin e 2021 mbështetja për mbrojtjen sociale janë rritur nga një vit në tjetrit. Është dhënë bonus për personat me aftësi të kufizuar. Fondi rritet me 3.7 lekë për personat me aftësi të kufizuar për buxhetin 2021. Skema e sigurimeve shoqërore ka ardhur në rritje. Strehimi social shumë i rëndësishëm, janë 3 miliard lekë për familjet që përfitojnë bonusin e qirasë”, tha Denaj.

“Synimi i uljes së papunësisë është fokusi i këtij buxheti. Kjo është një përpjekje që realizohet në shumë krahe. Edhe nëpërmjet skemave. Sektorët prioritar, janë arsimi, infrastruktura, shëndetësia…. Është buxheti më i lartë në investime. Në nuk i ndërpremë shpenzimet. I shkurtuam por nuk i prekëm. Arsimi 20 mld lek më shumë. Shëndetësia arrin në 3.7% të PBB. Kemi rritur investimet në Infrastrukturë, e bujqësi. Do jenë likujditet i shtuar në ekonomi. Realizuam një rritje pozitivie” ,tha Denaj.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta ka kritikuar  buxhetin e 2021, duke thënë se 71% e punonjësve të administratës nuk përfitojnë rritje page në 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME