Categories Lajme

Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Martyt, Murrizi: Të thirret të dëshmojnë Majko dhe Klosi

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Posacëm i ngritur për të shqyrtuar veprimtarinë parlamentare të vitit 2011, në lidhje me raportin e raportuesit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty. Ky komision është nën drejtimin e socialistit Ulsi Manja, ndërkohë që relatore të çështjes janë caktuar Klotilda Bushka dhe Elena Xhina, pjesë përbërëse e Komisionit është dhe deputeti Muslim Murrizi nga ana e opozitës parlamentare. Murrizi në fjalën e tij kërkoi që që komisioni të thërrasë dëshmitarë të çështjes, dhe të mos mbetet vetëm në shkresave, gjithashtu ai theksoi se dhe vetë Dick Marty duhet të Vijë te Rogneri dhe të jetë intrervistohet në Komision.

Gjithashtu deputeti i opozitës parlamentare kërkoi thirrjen në komision të ish-kryeministrit Majko dhe ish-shefit të SHIK Fatos Klosi. Nga ana tjetër kryetari i Komisionit Ulsi Manja bëri me dije se seancat dëgjimore do të planifikohen në funksion të dokumentave që do të vijnë dhe sipas tij dokumentacioni duhet të përmbyllet deri në Shkurt. Manja deklaroi se raporti përmbledhës duhet të jetë gati në muajin mars, për t’u miratuar pastaj në projekt-rezolutë nga ana e parlamentit shqiptar brenda po këtij muaji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME