Categories Lajme

EKSKLUZIVE/ Bardhyl Hoxha pas deklarimit në policinë franceze: Dhashë dëshminë, më lanë të lirë

Menjëherë pasi ka bërë deklarimin e tij në policinë e Nancyt në Francë, Bardhyl Hoxha, në një telefonike për Ora News mohoi edhe njëherë akuzat për terrorizëm të ngritura ndaj tij nga autoritetet italiane. Ai tha se pasi ka dhënë dëshminë është lënë i lirë.

Bardhyl Hoxha: Kam 20 minuta që kam dalë nga zyra e policisë. U dorëzova, u thashë jam në kërkim nga autoritetet shqiptare që nuk janë të vërteta. Morën dokumentat, më verifikuan dhe thanë se nuk ke asnjë problem.Mua më thanë që je i kërkuar në Shqipëri dhe Itali, tani nuk e di. Unë lëviz lirshëm këtu, nuk kam asnjë problem. Unë kam 18 vite në Francë, punoj në Marsejë fruta-perime. Kam ca kohë që e kam ndërprerë, jam në kërkim të punës.Unë kam 5 fëmijë, 3 i kam në futboll. Nuk merrem me terrorizëm, as më ka shkuar mendja dhe as më shkon mendja. Nuk i hyj kësaj rruge.Nuk di çfarë të shpjegoj. Hoxha tha se nuk ka asnjë dokument zyrtar në dorë dhe se për ngjarjen në fjalë është njoftuar nga mediat.

Hoxha: Jam informuar nga mediat sot pasdite që jam i kërkuar për terrorizëm. Jam i drejtë dhe i paraqitem çdo policie, jam gati të përgjigjem.Këto akuza janë falso. Ai tha se avokati i tij do të fillojë procedurat të hënën për të ngritur padi ndaj mediave italiane dhe shqiptare që kanë publikuar këtë lajm.

Hoxha: Familja ime është stresuar shumë, fëmijët, nëna, gruaja, vëllai dhe motra.Janë prekur shumë. Avokati do fillojë procedurat nga e hëna.

Po pse emri i tij është përfshirë në këtë vorbull?

Hoxha: Këto i ka bërë një njeri që ka paguar për të nxjerrë këto lloj aktesh. Jam i kënaqur këtu në Francë, jetoj i lirë. Unë kam qenë dhe në Itali me letra, i lashë ato se i fitova në Francë. Ndoshta i ka përdorur njeri tjetër. Le ta gjejë policia.

Hoxha thotë se me Bujar Hysën nuk ka asnjë njohje dhe se për herë të parë e ka parë foton e tij në media. Autoritetet italiane pretendojnë se Hysa dhe Hoxha po përgatitnin një sulm terrorist në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME